Pesë shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Itali

  • 24 August 2016 - 11:30
Pesë shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Itali

Ka arritur në 24 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë në rajonin e Lazios.

Ndërkaq, mediat italiane raportojnë se pesë shtetas shqiptarë janë plagosur nga tërmeti i orëve të para të mëngjesit. Pesë shqiptarët jetonin në qytetin Amatrice dhe të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mes të plagosurve shqiptarë mësohet të ndodhet edhe një grua.

Gruaja e plagosur ndodhet momentalisht në sallën e operacionit ku po i jepet ndihma mjekësore.

Një orë më parë Ministria e Jashtme shqiptare pati deklaruar se nuk kishte të dhëna për shqiptarë të plagosur në zonat e prekura nga tërmeti.

(Kosova Sot)