Nesër protestë kundër Adem Grabovcit "Pronto 2"

  • 24 August 2016 - 12:06
Nesër protestë kundër Adem Grabovcit

Qytetarët protestues të organizuar me moton #Protestoj kanë paralajmëruar për nesër një protestë kundër pushtetit aktual në Kosovë.

Në një konferencë për media përfaqësuesja e këtij grupi Edona Bajramaj tha se protesta do të mbahet për shkak të përgjimeve të publikuara në media ku protagonist kryesor i tyre është deputeti i PDK-së Adem Grabovci dhe zyrtarë të lartë të PDK-së.

Ky grup ka organizuar edhe disa protesta dhe aksione simbolike ditëve të kaluara.

Protesta do të mbahet nesër në orën 17:00.

(Kosova Sot)