Deri tani 6 shqiptarë të plagosur nga tërmeti në Itali

  • 24 August 2016 - 16:15
Deri tani 6 shqiptarë të plagosur nga tërmeti në Itali

Raportohet se mes të plagosurve nga tërmeti në qendër të Italisë ka edhe emigrantë shqiptarë.

Fetah Serjanaj i cili jeton me familjen e tij në zonën e prekur nga lëkundjet, tha se ishte plagosur në këmbë dhe ndodhej në urgjencë ku po merr mjekim.

Lajmin për plagosjen e Fetah Serjanit fillimisht e konfirmoi për Ora News, djali i tij nga SHBA, i cili tha se i ati fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se në spitalin Xhemeli në Romë janë sjellë me helikopterë edhe 5 shqiptarë të tjerë të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetën. Një prej tyre, një grua është operuar në këmbë.

Reppublica.it shkruan se gjithsej janë transportuar 9 të plagosur. Njëra prej të plagosurave një grua shqiptare ndodhet në sallën e operacionit pasi ka dëmtime në kofshë. Gjithashtu në spital ka mbërritur dhe një vajzë 12 vjeçe me dëmtime në kraharor por askush nuk është në rrezik për jetën.

(Kosova Sot)