Adoleshentja anashkaloi gungën në gjoks, doli të ishte kancer

  • 24 August 2016 - 22:13
Adoleshentja anashkaloi gungën në gjoks, doli të ishte kancer

Adoleshentja që po lufton me kancerin e gjirit në moshën e saj vetëm 19 vjeçe ka paralajmëruar vajzat e reja që të mos i injorojnë ndryshimet në trupin e tyre. Jessica Duffield, 19 vjeçe, ka anashkaluar një gungë në gjoksin e saj, duke menduar se kishte të bënte me hormonet, para se mori guximin të shkonte te mjeku vitin e kaluar. Edhe pasi mjeku kishte ekzaminuar gjoksin e ënjtur të studentes, ata i kishin thënë se kishte “gjasa të vogla” që kjo të jetë diçka serioze,transmeton gazeta Kosova Sot.Zonjushës Duffield lajmi shkatërrues i ishte dhënë se kishte të bënte me kancer disa javë më pas, në muajin maj.

Shkoni te mjeku

Adoleshentja deri më tani ka bërë tri cikle të kimioterapisë dhe pas pesë muajsh mjekët do të janë në gjendje ta operojnë për të hequr tumorin. Adoleshentja Duffield, e cila jeton në Çesterton, Stafordshajër, ka thënë se dëshiron t’i paralajmërojë vajzat e tjera që ta kontrollojnë veten e tyre.  Studentja që studion te “Chester University”, ka shtuar: 'Kur isha te mjeku, ata më thanë se kishte shumë pak gjasa që të kem kancer në moshën time. Unë shkova të kontrollohem vetëm si masë paraprake, e kam menduar se ishte faji i hormoneve të mia. Kurrë nuk kam menduar se do të jetë kanceri i gjirit. Isha e tëra e shokuar, por tani po trajtohem dhe tumori po tregon shenja se po shkrihet”. Më pas ajo thotë: 'Tani unë dua t’u them vajzave të reja të moshës sime se kurrë nuk janë tepër të reja që të preken nga kanceri dhe për secilën brengë që kanë, ato nuk duhet të hezitojnë që të shkojnë te mjeku. Po ndihem shumë optimiste për momentin, por e di se do të jetë e vështirë”.

 “Një shok i vërtetë”

Ajo ka thënë se diagnoza e saj e ka bërë edhe më të vendosur që të arrijë ëndrrën e saj për të punuar në fabrikën e ushqimeve. Femrat nën moshën 40 vjeçe përbëjnë vetëm shtatë për qind të rasteve me kancer të gjirit, me vetëm disa adoleshente të diagnostikuar secilin vit. Nëna e saj Sam, 44 vjeçe, ishte krenare me qëndrimin e vajzës. Ajo thotë: 'Ishte një shok i vërtetë për të gjithë neve, por kjo na jep forcë duke e ditur se mirë po e përballon. Ajo është shumë e fortë. Përkrahja për të është shumë e rëndësishme, na bën të ndihemi sikurse ajo nuk është vetvetja. Ne të gjithë e dimë s njerëzit që kanë kancer janë shumë më të vjetër. Kurrë nuk kam dëgjuar që një vajzë 19 vjeçe të preket nga kanceri i gjirit”.  Përderisa ajo po ballafaqohet me kimioterapinë e vështirë, mikja e saj Cath Dean, 36 vjeçe, ka vendosur ta rruajë kokën në mënyrë që të gjejë fonde për miken e saj. 

(Kosova Sot)