Vdesin binjakët siamezë në Siri - regjimi s'i la të dilnin jashtë vendit për t'u operuar

  • 24 August 2016 - 22:26
Vdesin binjakët siamezë në Siri - regjimi s'i la të dilnin jashtë vendit për t'u operuar

Binjakët siamez një muajsh, të cilët janë evakuuar nga zona e kontrolluar nga rebelët në qytetin e Damaskut në Siri, kanë vdekur, shkruan BBC.

Nawras dhe Moaz Hashash ishin të bashkuar në krahëror me zemra në një qeskë.

Ata janë zhvendosur në një spital në një zonë të kontrolluar nga qeveria, më 12 gusht pas një apeli nga mjekët.

Megjithatë ditën e mërkurë, përderisa ishin në pritje për të udhëtuar jashtë vendit për operacion, zemrat e djemve ndaluan së punuari dhe këta të dy vdiqën.

Një organizatë bamirëse është ankuar që binjakët nuk e kishin të mundur të largohen nga shteti pasi që nuk kishin leje.

Ndërsa Kryqi i Kuq Sirian-Arab ka deklaruar që djemtë kanë pasur lejen mirëpo kanë qenë shumë të sëmurë për të udhëtuar.

(Kosova Sot)