Vihet në qarkullim ilaçi çudibërës që “shkrin” qelizat e kancerit

  • 24 August 2016 - 22:36
Vihet në qarkullim ilaçi çudibërës që “shkrin” qelizat e kancerit

Një tabletë e re ka dëshmuar se 'shkrin' qelizat kokëforta të kancerit dhe tani është e përdorshme në Amerikë  e shumë shpejt mundet të sillet në Evropë dhe në Australi, vend ky edhe ku është zhvilluar. Ilaçi “Venetoclax” është zhvilluar në Melburn dhe ka performuar mirë në studimet klinike në pesë persona që e kishin provuar,transmeton gazeta Kosova Sot. Ata ishin shëruar në mënyrë të plotë nga kanceri. Ilaçi është zhvilluar enkas për personat që vuajnë prej leukemisë kronike “lymphocytic”, derisa ilaçi është treguar i suksesshëm në 80 për qind të rasteve.

Tretmani ishte opsioni i fundit për shumicën e pacientëve

Pjesëmarrësit në studim kishin marrë ilaçin, që vjen në formë të pilulës, në mënyrë orale për çdo ditë, duke filluar me 20 mg dhe duke u rritur për më shumë se një periudhë pesë javësh me 400 mg. Richard Pazdur thotë se 'këta pacientë tani kanë një terapi të re që pengon proteinën e përfshirë në mbajtjen gjallë të qelizave tumorale'. Profesori Andrew Roberts ka thënë për “Herald Sun’ se tretmani ishte opsioni i fundit për shumicën e pacientëve në studim. 'Me të vërtetë ilaçi çon në shkrirjen e sëmundjes te 20 për qind e njerëzve', ka thënë ai.

 Vic-it i kishin mbetur tri javë jetë

Vic Blackwood, 68, kishte provuar gjashtë rrethe të kimioterapisë para se të shkonte në këtë studim. Ai kishte tumore të madhësisë së topit të golfit në qafën e tij dhe tumore sa një grejpfurt në duart e tij.  Ai po flinte 20 orë në ditë dhe i kishin mbetur tri javë jetë. Ai kishte përdorur ilaçin dhe, tani në plotëni është shëruar. 'Ndryshimi tek unë ishte më dramatik se secili… mund të bëj gjithçka tani. Ma ka shpëtuar jetën', ka thënë Blackwood. 

(Kosova Sot)