Demarkacioni, ndërmjet tradhtarëve dhe patriotëve

  • 25 August 2016 - 07:43
Demarkacioni, ndërmjet tradhtarëve dhe patriotëve

Këmbëngulja qeveritare për humbjen e territorit, e paturpshme.

“Është faktike se kufiri është shitur nga ekipi kosovar, prandaj kokëfortësia e Qeverisë, që ta kalojë me çdo kusht në Kuvendin e Kosovës për miratim, dëshmon se kjo Qeveri më të rëndësishme e ka lëkurën e trashë të Hashim Thaçit, sesa që t’i ruajë 8500 hektarë tokë”, ka thënë analisti Jeton Kelmendi,raporton Gazeta Kosova Sot

P aralajmërimi i seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të bëhet votimi i Demarkacionit me Malin e Zi, në fillim të shtatorit dhe në të njëjtën kohë edhe kërcënimi i lëvizjes "Vetëvendosje" për një protestë brenda dhe jashtë Kuvendit, sipas deputetëve opozitarë dhe njohësve të rrethanave politike e ndërkombëtare, pritet që edhe më tepër ta tensionojnë situatën në vendin tonë. Deputeti Enver Hoti (Nisma për Kosovën) thotë se nuk përjashtohet mundësia se çështja e Demarkacionit mund të ndodhë që ta tensionojë edhe më tepër situatën edhe më tej, kur të hidhet në votim në seancën e 1 shtatorit. Deputeti Hoti thotë se, ndonëse nuk ka një marrëveshje paraprake dhe pavarësisht disa dallimeve në mes të opozitës, protesta është një tregues se situata do të mund të bëhet me tensione të mëdha. Sipas opozitarit Hoti, edhe tensionimi i ri i situatës është një tregues se politikanët e Kosovës janë shumë të papërgjegjshëm për të arritur konsensus kombëtar për çështje të mëdha, kur është në pyetje fati i kombit. Opozitari Hoti, por edhe shumë analistë të politikës, vlerësojnë se e vetmja shpresë për të ardhmen e Kosovën është një klasë e re politike, e cila, sipas tyre, që në themelet e saja do ta ketë prioritet ndërtimin e një demokracie të shëndoshë, një shtet funksional e ligjor, me depolitizim të bordeve, prokurorive e gjykatave dhe punësim me meritokraci e jo në baza partiake.

Qeveria 'Mustafa' po i hedh popullit hi syve Njohësi i rrethanave politike, dr. Jeton Kelmendi, ekspert i politikave ndërkombëtare dhe të sigurisë, tha për "Kosova Sot" se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është një nga çështjet më komplekse për politikën kosovare. "Demarkimi është bërë gabim dhe këtu Qeveria e 'Isa Mustafës' po tenton që t'u hedh hi syve popullit, duke thënë se është në rregull", potencon ai. Sipas Kelmendit, komisioni qeveritar i 'Muratave' përditë nxjerr nga një mashtrim, me qëllimin që t'i bindë deputetët që të votojnë pro Demarkacionit. "Në fakt Qeveria nuk ka probleme me opozitën, sepse edhe pa opozitën koalicioni i ka numrat, por ka edhe deputetë të koalicionit që do të votojnë kundër", tha ai. Analisti Kelmendi e tërheq vërejtjen se një gjë duhet pasur parasysh se nuk është vetëm opozita ajo që po e kundërshton këtë Demarkacion, por janë banorët e brezit kufitar veçanërisht ata të Rugovës, të cilët janë shumë të vendosur që ta pengojnë, madje malësoret atje janë të gatshëm edhe të vdesin për ata kufij, ku u janë vrarë të parët e tyre. "Këtu duhet pranuar tanimë dhe kjo është faktike se kufiri është shitur nga ekipi kosovar, prandaj kokëfortësia e Qeverisë që ta kalojë me çdo kusht në Kuvendin e Kosovës për miratim, dëshmon se kjo Qeveri më të rëndë- sishme e ka lëkurën e trashë të Hashim Thaçit sesa që t'i ruajë 8500 hektarë tokë", vijoi më tej ai. Kelmendi nuk beson që mund të ratifikohet, por nëse do ratifikohet do të jetë tragjike. .(Më gjersisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)

(Kosova Sot)