Oligarkët kushtëzojnë paqen

  • 25 August 2016 - 07:47
Oligarkët kushtëzojnë paqen

Sajimi i tensioneve po bëhet në mënyrë të qëllimshme.

"Porosia është se pa ta mund të destabilizohet eventualisht Kosova. Ngjashëm është vepruar edhe vitin e kaluar dhe në të kaluarën, siç ishte rasti i 'Llapushnikut', kur filluan disa lloj trazirash rreth tentimit të dëmtimit të një muri të varrezave katolike, kështu që këta njerëz janë në gjendje që të krijojnë gjithfarë situatash të tensionimit, vetëm që bashkësisë ndërkombëtare t'i japin sinjal se vetëm me këta mund të ruhet paqja e përgjithshme në Kosovë", ka deklaruar avokati Tomë Gashi,raporton Gazeta Kosova Sot

I ncidentet e fundit në Kosovë po shihen si të qëllimshme ashtu sikurse edhe moszbulimi i aktorëve, të cilët qëndrojnë pas rasteve në fjalë. Kështu të paktën thonë njohësit dhe analistët e kësaj fushe, të cilët tregojnë edhe qëllimin e incidenteve në fjalë se ato po ndodhin, sipas tyre, pikërisht nga vetë njerëzit në pushtet, pasi ata janë në gjendje të krijojnë lloj-lloj situatash të tensionimit, në mënyrë që bashkësisë ndërkombëtare t'i japin sinjalin se vetëm me njerëzit në fjalë mund të ruhet paqja e përgjithshme në Kosovë. Ndaj në këtë drejtim është shtuar edhe dilema se a po përpiqet nëntoka që të krijojë imazhin e një Kosove të pasigurt, ku vetëm oligarkët aktualë mund ta vendosnin paqen, dhe a është ky një kushtëzim në prag të Gjykatës Speciale, e cila pritet që do të akuzojë dhe sjellë para drejtësisë krerë të lartë të pushtetit? Profesori i së drejtës, Riza Smaka, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot" ka thënë se kjo fare nuk kontestohet dhe pothuajse askush nuk e dyshon se në vendin tonë mjerisht ekziston nëntoka e konsoliduar mirë, derisa, sipas tij, po të ishte e konsoliduar në masën e njëjtë dhe asisoj prokuroria, gjyqësori, administrata, atëherë, siç tha, do të kishim pasur një shtet shumë më serioz.

Nëntoka do të rezistojë fort "Pra, është e konsoliduar mirë në bazë të solidaritetit negativ, që do të thotë në dëmin e parasë publike, të interesit publik, por në dobinë egocentrike të grupeve mafioze, derisa këto grupe mafioze të nëntokës tani janë duke u përpjekur dhe në rikonsolidim për të bërë një rezistencë për ekzistencë të jesh apo mos të jesh", theksoi Smaka. Sipas profesor Smakës, pritet rezistencë e fuqishme e nëntokës për të paralizuar qoftë Gjykatën Speciale, po ashtu në anën tjetër për ta paralizuar sistemin gjyqësor, që praktikisht nuk merret dot me akte penale të natyrës së rëndë që kanë peshë, ku janë të implikuar ata që kanë pushtet në vendet kyçe, ku nga atje bëjnë presione të ndryshme, duke e paralizuar këtë apo atë hallkë qoftë të administratës publike, apo të gjyqësorit. (Më gjersisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)

(Kosova Sot)