Në Pejë, sot caktohet data e protestës kundër demarkacionit

  • 25 August 2016 - 08:54
Në Pejë, sot caktohet data e protestës kundër demarkacionit

Sot në një konferencë për media do të caktohet data kur do të mbahet protesta në Pejë

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se Këshilli Organizues kundër Demarkacionit, do të organizojë një konferencë për media, në të cilën do të bëjë të ditur datën e protestës.

Konferenca do të mbahet sot, me fillim nga ora 12:00 në sheshin e Pejës, pranë shtizës së flamurit.

“Këshilli Organizues përbëhet nga: klubi i Intelektualeve, përfaqësuesit e subjekteve politike, Rugovë e Pejë, përfaqësuesit e komuniteteve Rugovë, Podgurdh e Deçan, organizata e Veteranëve të Luftës, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot)