Arrin në 247 numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Itali

  • 25 August 2016 - 09:13
Arrin në 247 numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Itali

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit në qytete qendrore italiane të cilat janë shkatërruar nga tërmeti i shkallës 6.2 që goditi dje në mëngjes.

Numri i viktimave është konfirmuar të jetë 247 nga zyrtarë rajonal, shkruan BBC.

Qendra Sizmologjike Europiane (EMSC) ka raportuar se në më pak se 24 orë nga tërmeti i parë, edhe një tërmet tjetër ka goditur Italinë qendrore. Tërmeti i tyre ishte i shkallës 4.6 që goditi rreth 66 kilometra në verilindje nga qyteti Terni, i cili ka një popullsi prej më shumë se 220 mijë banorë.

(Kosova Sot)