Vajza 10 vjeçare nxirret e gjallë nga gërmadhat

  • 25 August 2016 - 09:20
Vajza 10 vjeçare nxirret e gjallë nga gërmadhat

Vajza 10 vjeçare është shpëtuar nga rrënojat pas 17 orësh nga tërmeti që ka goditur qytetin Pescara del Tronto në Itali.

“Gjallë është” dëgjohet nga pamjet ku shihen shpëtimtarët të cilët e kanë gjetur vajzën gjallë.

Shpëtimtari që ka gjetur vajzën ka thënë për Asociated Press se pas 17 orësh nga tërmeti ka dëgjuar disa zëra nga rrënojat e shtëpisë familjare”.

“Po dëgjoj diçka nga poshtë”, ka thënë fqinji vullnetar pas së cilit janë mbledhur zjarrfikësit.

fqinji ka filluar ta thërras atë me emër “Julia hajde Julia” dhe shpëtimtarët e kanë nxjerrë 10 vjeçare të gjallë.

(Kosova Sot)