Shefi i diplomacisë greke për vizitë në Maqedoni

  • 25 August 2016 - 09:23
Shefi i diplomacisë greke për vizitë në Maqedoni

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Koxias do të realizojë takim bilateral me Poposkin, në të cilin, siç është paralajmëruar, do të bisedohet për progresin në implementimin e masave për ndërtim të besimit mes dy vendeve, si dhe për një sërë tema me rëndësi rajonale.

Koxias do të mbajë fjalim edhe në Këshillin e ambasadorëve, i cili mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme prej datës 24 deri më 26 gusht të vitit 2016, në të cilin marrin pjesë shefat e përfaqësive diplomatike-konsullore në Maqedoni.

Në suaza të vizitës, Koxias do të realizoj takim edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Emil Dimitriev.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Nikos Koxiasit në Maqedoni. Pas vizitës së vitit të kaluar në qershor kur në Shkup realizoi takim me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Poposki.

(Kosova Sot)