Tërmeti, vajza dhe gruaja e të ndjerit Erjon Toro janë të plagosura

  • 25 August 2016 - 09:46
Tërmeti, vajza dhe gruaja e të ndjerit Erjon Toro janë të plagosura

Mësohet se gruaja dhe vajza e madhe e Erjon Toros, shqiptarit të ndjerë që humbi jetën nga tërmeti në Itali, kanë mbetur gjithashtu të plagosura nga lëkundjet e fuqishme.

Fatmirësisht ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një i afërm i viktimës, Pëllumb Toro, i ka bërë apel shtetit që të sjellë në Shqipëri trupin e 34-vjeçarit. “I bëjmë apel shtetit që të na sjellë trupin. Ata do vinin me pushime këto ditë, por ndodhi kjo tragjedi”, tha Pëllumb Toro në një prononcim për “News 24”.

Sipas tij, bashkëshortja e Erjonit, iu nënshtrua dje një operacioni kirurgjikal në të dyja këmbët, e për pasojë mjekët u detyruan t’ia presin. Sipas Pëllumbit, vajza e madhe e çiftit Toro ka marrë goditje në kokë dhe ka thyer njërin krah.

Tërmeti me magnitudë 6 ballë tronditi Italinë qendrore në orën 3:36 të mëngjesit të së mërkurës, duke shkaktuar deri më tani 247 viktima.

(Kosova Sot)