Virusi Zika bënë kërdi në trurin e fëmijëve (Foto+Video)

  • 25 August 2016 - 12:34
Virusi Zika bënë kërdi në trurin e fëmijëve (Foto+Video)

Këto imazhe shqetësuese tregojnë në detaje grafiken se si virusi Zika dëmton trurin e foshnjave,raporton Gazeta Kosova Sot

Hulumtuesit kanë skanuar trurin e 45 foshnjave, nënat e të cilëve janë të prekur nga ky virus.

Studimi tregon se ky virus shkakton probleme në kafkë duke e bërë atë jashtë normales dh më të vogël.

Në shumë raste kafka e foshnjave është e devijuar dhe truri nuk rritet.

Virusi Zika u zbulua vitin e kaluar në Brazil, ku ka prekur më shumë se 1800 raste.

Mjekët kanë thënë se ky virus e prek sistemin nervor dhe shkakton një lloj ndryshimi ne qeliza.

Sipas studimit të fundit shumica e foshnjave kishin ndryshime ventricles apo hapësira ne tru që e bënin atë më të zgjeruar.

Virusi zika përveç deformimeve në tru ka edhe pasoja tjera si infeksione të cilat janë shumë të rënda.

Ky virus fillon ta shkatërroj foshnjën në tremujorin e parë.

Rreth 80 për qind e njerëzve të infektuar  me Ziak nuk kanë simptoma, duke e bërë të vështirë për gratë shtatzëna për të parë nëse ato kanë qenë të infektuar.

Zika është kryer nga mushkonjat, të cilat transmetojnë virusin tek njerëzit.

Megjithatë, një numër i vogël i rasteve të transmetimit seksual janë raportuar në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

(Kosova Sot)

Image
Image