Në Shqipëri vijnë mbi 100 muxhahedinë – së bashku me liderin e tyre!

  • 25 August 2016 - 13:10
Në Shqipëri vijnë mbi 100 muxhahedinë – së bashku me liderin e tyre!

Mbi 100 aktivistë të Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit do të vijnë nga Iraku në Shqipëri me një aeroplan amerikan pasagjerësh.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, më shumë se 100 muxhahedinë do të vijnë në Shqipëri së bashku me liderin e tyre aktual Massoud Rajavi.

“Është planifikuar që aeroplani të mos ketë në bord pasagjerë të tjerë përveç muxhahedinëve, dhe mesa duket, fluturimi është planifikuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), megjithëse pas operacionit qëndron ushtria amerikane dhe negociatorë nga Arabia Saudite”, raporton shtypi iranian.

E formuar më 1965, Organizata Popullore Muxhahedine (PMOI/MEK) është një grupim që kërkon të rrëzojë regjimin aktual iranian.

Në vitin 1980 anëtarë të MEK u vendosën në Irak nga ku nisën sulmet kundër Republikës Islamike por në vitin 2003 u çarmatosën nga koalicioni ndërkombëtar në Irak.

(Kosova Sot)