Smaka: Grupe mafioze të nëntokës po e keqpërdorin paranë publike

  • 25 August 2016 - 15:44
Smaka: Grupe mafioze të nëntokës po e  keqpërdorin paranë publike

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot" ka thënë se kjo fare nuk kontestohet dhe pothuajse askush nuk e dyshon se në vendin tonë mjerisht ekziston nëntoka e konsoliduar mirë, derisa, sipas tij, po të ishte e konsoliduar në masën e njëjtë dhe asisoj prokuroria, gjyqësori, administrata, atëherë, siç tha, do të kishim pasur një shtet shumë më serioz. Nëntoka do të rezistojë fort

 "Pra, është e konsoliduar mirë në bazë të solidaritetit negativ, që do të thotë në dëmin e parasë publike, të interesit publik, por në dobinë egocentrike të grupeve mafioze, derisa këto grupe mafioze të nëntokës tani janë duke u përpjekur dhe në rikonsolidim për të bërë një rezistencë për ekzistencë të jesh apo mos të jesh", theksoi Smaka.

Sipas profesor Smakës, pritet rezistencë e fuqishme e nëntokës për të paralizuar qoftë Gjykatën Speciale, po ashtu në anën tjetër për ta paralizuar sistemin gjyqësor, që praktikisht nuk merret dot me akte penale të natyrës së rëndë që kanë peshë, ku janë të implikuar ata që kanë pushtet në vendet kyçe, ku nga atje bëjnë presione të ndryshme, duke e paralizuar këtë apo atë hallkë qoftë të administratës publike, apo të gjyqësorit.

(Kosova Sot)