Më shumë se 250 të vdekur nga përmbytjet sezonale në Indi

  • 25 August 2016 - 16:28
Më shumë se 250 të vdekur nga përmbytjet sezonale në Indi

Më shumë se 250 persona në tre shtete indiane kanë vdekur për shkak të përmbytjeve që prej qershorit të këtij viti, njoftuan sot zyrtarët indianë, pasi qyteti i shenjtë i Varanasit, ishte më i fundit që u përball me përmbytjet.

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të shiut, në qendra strehimi të ndihmës shtetërore, pasi disa lumenj, përfshirë Gang, dolën nga shtrati.

Banorët e Varanasit thanë se përmbytjet e këtij viti ishin më të rënda, që nga viti 1978 që goditën vendin kryesor të pelegrinazhit hindu në Uttar Pradesh,që është një nga qytetet më të vjetra, më të shenjta dhe më kulturore të Indisë.

(Kosova Sot)