Policia e kap hajnin 25 vjeçar nga Mitrovica

  • 25 August 2016 - 16:29
Policia e kap hajnin 25 vjeçar nga Mitrovica

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një 25 vjeçar pasi që ka tentuar të grabiste në filialen e Telekomit të Kosovës në rrugën “Mbretëresha Teutë’’.

“I  dyshuari  është   intervistuar  në prani të avokatit, mbi dyshimet dhe provat e siguruara  se i njëjti të  ketë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë”

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar V.H. me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor.

(Kosova Sot)