Shefi i UNMIK'ut në Kosovë: Në tre muajt e fundit s’ka pas incidente ndëretnike

  • 25 August 2016 - 17:17
Shefi i UNMIK'ut në Kosovë: Në tre muajt e fundit s’ka pas incidente ndëretnike

Shefi i UNMIK, Zahir Tanin, ë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po shqyrtohet raporti tremujor,  ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se në tre muajt e fundit nuk ka pas ndonjë incident ndëretnik në Kosovë.

“Kryeministri Vuçiq ka theksuar se shumë kohë është humbur dhe se ajo që është e nevojshme është puna më e mirëfilltë në dialog, përfshirë këtu edh komunitetin ndërkombëtar.”

Ai ka thënë se lidershipi nga të dy palët duhet të jetë më pragmatik, për të vazhduar këtë proces më tutje.

“Rreth 16 mijë persona mbesin të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Kthimi i të zhvendosurve është e drejt fondamentale dhe kjo duhet të kthehet në përqendrim të të gjithëve”, ka thënë Tanin.

(Kosova Sot)