Gjilani i gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor

  • 25 August 2016 - 18:16
Gjilani i gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor

Komiteti i Arsimit në Gjilan, nën udhëheqjen kryesuesit Arben Mehmeti, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me pikë kryesore të rendit të ditës për parapërgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2016/2017, njofton kumtesa komunale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

U.d. drejtoresha Arsimit në Gjilan, Shqipe Kastrati Haziri, në mbledhjen e saj të parë në këtë Komitet, ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë për fillimin e mbarë të vitit shkollor 2016/2017, duke shtuar se më 1 shtator mësimi do të filloj në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Gjilanit.

Në mbledhje janë dhënë informata dhe rekomandime për investimet në shkollat e Gjilanit, kampusin e shkollave të mesme, donacionet e organizatave të huaja, regjistrimit të klasave të para e të dhjeta, vazhdimin e mbajtjes së mësimit në paralelet në Zhegër, mbajtjen e afatit të dytë të testit të maturës, sikurse edhe që u diskutua edhe çështja e monitorimit të rajonalizimit të shkollave.

(Kosova Sot)