Humbja e peshës ia ndryshoi jetën, ja pse (Foto)

  • 25 August 2016 - 18:15
Humbja e peshës ia ndryshoi jetën, ja pse (Foto)

Lisa Milburn kishte arritur një peshë kritike prej 184 kilogram, peshë e cila kishte filluar t’i rrezikonte edhe shëndetin.

Duke parë shqetësimin e familjes e posaçërisht të nënës së saj me të cilën ishte shumë e lidhur, Lisa vendosi që të ndërrmetë disa hapa të ndryshimit për jetën  e saj.

Ajo hoqi dorë nga ushqimet kalorike dhe pas një kohë arriti që të kishte një peshë komode.

“Asnjëherë nuk jam ndjerë me më vetëbesim se sa kur hoqa kilet e tepërta”, ka thënë Lisa.

Mirëpo ajo kishte filluar që të maste peshën hiq më pak se 8 herë në ditë duke e krijuar kështu fiksimin ndaj peshës së trupit.

Me frikën që do t’i rikthente kilet e humbura ajo ia ndaloi vetes shumë ushqime, dhe kjo e solli deri në sëmundjen me çrregullim të ushqimit.

Nga 180 kg, Lisa tani kishte rënë në 44 kilogramë dhe për çdo ditë pasha e saj vetëm se binte edhe më shumë.

Por me ndihmën e familjes dhe me konsultime me mjekët e saj tani Lisa ka arritur që më në fund të shërojë veten. 

(Kosova Sot)