Rrëqethëse, telefonatat e para pas tërmetit: “Na ndihmoni, tërmet, nxitoni!” (Video)

  • 25 August 2016 - 18:17
Rrëqethëse, telefonatat e para pas tërmetit: “Na ndihmoni, tërmet, nxitoni!” (Video)

Telefonatat e para të mbrëmjes së 23 gushtit, kur italianët e kapur në panik kanë telefonuar në numrin e emergjencës dhe kanë kërkuar ndihmë, janë publikuar nga mediat italiane.

Në videon e TG 5, dëgjohen zërat e tyre dallohet qartë tmerri që i ka kapluar.

Deri më tani, janë konfirmuar të paktën 240 viktima dhe shumë të zhdukur, ndërsa qindra persona janë plagosur. Mes viktimave është edhe shqiptari Erjon Toro, babai i tre fëmijëve.

(Kosova Sot)