155 muxhahedinë nga Iraku mbërrijnë sot në Shqipëri

  • 25 August 2016 - 18:33
155 muxhahedinë nga Iraku mbërrijnë sot në Shqipëri

“155 muxhahedinë nga Iraku mbërrijnë sot në Shqipëri”. Kështu shkruan sot Fars News Agency, lajm që konfirmohet më pas dhe nga burime të ministrisë së Brendshme në Shqipëri qe cilësojnë se akomodimi i tyre do të bëhet në banesa private.

Fars shkruan se gjatë muajit gusht do të mbërrijnë gjithsej 676 muxhahedinë nga Iraku. Ministria jonë e brendshme konfirmon se ditën e sotme kanë mbërritur 40 muxhahedinë.

Sipas të njëjtave burime në aeroportin e Rinasit mësohet se kanë mbërritur 40 persona të cilët janë pjesë e marrëveshjes për akomodimin e muxhahedinëve në Shqipëri.

“Valë të tilla ardhjesh janë periodike. Lëvizjet e tyre mbahen sekret për shkak se këta persona janë nën mbrojtje. Mësohet se ata janë akomoduar në banesa private dhe jo në qendrat shtetërore shqiptare”, bëjnë me dije burimet.

(Kosova Sot)