Delawie deklarohet për përgjimet, pret drejtësi pa presione

  • 25 August 2016 - 19:38
Delawie deklarohet për përgjimet, pret drejtësi pa presione

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi duhet të ratifikohet në seancën e 1 shtatorit. Ndërkaq ka vlerësuar se gazi lotsjellës dhe dhuna e kthejnë Kosovën në vitet ’90.

Ambasadori nuk la pa komentuar edhe përgjimet e fundit të ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovcit, i cili është personazh kryesor në biseda telefonike.

Ai ka thënë se nuk do të dëshironte që të dëgjonte biseda të tilla nga zyrtarët e vendit të tij.

Delawie pret që organet e drejtësisë të veprojnë pa presion në këtë drejtim.

(Kosova Sot)