#Protestoj e gjuan me “raketa” Qeverinë

  • 25 August 2016 - 20:05
#Protestoj e gjuan me “raketa” Qeverinë

Dhjetëra qytetarë kishin dal tek sheshi Zahir Pajaziti pasditen e sotme , për të protestuar për herë të gjashtë me radhë me kërkesë për dorëheqjen e menjëhershme të politikanëve të përfshirë në përgjimet e publikuara ditëve të fundit.

Qytetarët protestues të organizuar me moton #Protestoj sot përmes një aksioni simbolik kishin ndërtuar aeroplan prej letrave të bardha, të njohur në popull si ‘raketa prej letre’, me mesazhin për “bombardim” të Qeverisë.

Protestuesit filluan marshin nga sheshi Zahir Pajaziti e deri tek Qeveria e Republike së Kosovës.

Njeri prej organizatoreve të kësaj proteste, Roland Sylejmani kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të politikaneve të cilët janë të përfshi në skandalin e përgjimeve.

Sylejmani: Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme

“Ne qytetarët e Kosovës, të mbledhur për të gjashtën herë, për të kundërshtuar këtë mendësi kriminale të politikaneve të korruptuar, me anë të kësaj proteste e dënojmë keq-qeverisjen, instalimin e krimit në institucionet tona publike, prandaj kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të të gjithë personave të përfshirë në skandalet e përgjimeve dhe kërkojmë hetime ndaj tyre, si dhe shkarkimin e të gjitha bordeve dhe rizgjedhjen e tyre nën vëzhgimin tonë”, tha Sylejmani.

Protestuesit u shpërndan të qetë duke mos paralajmëruar protestën e radhës.

(Kosova Sot)