Kerry: Çuarja e armatimit nga Irani në Jemen, kërcënim serioz për rajonin

  • 25 August 2016 - 20:10
Kerry: Çuarja e armatimit nga Irani në Jemen, kërcënim serioz për rajonin

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, akuzoi sot Iranin për dërgimin e raketave dhe armatimeve të tjera të sofistikuara në Jemen, një veprim që përbën sipas tij një kërcënim jo vetëm për Arabinë Saudite dhe rajonin por gjithashtu për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kërcënimi potencial i shfaqur nga dërgimi i raketave dhe armatimeve të tjera të sofistikuara në Jemen nga ana e Iranit shtrihet përtej Jemenit dhe nuk është vetëm një kërcënim për Arabinë Saudite dhe rajonin", ka thënë Kerry gjatë një konference shtypi në Jeddah në perëndim të Arabisë Saudite, transmeton atsh.

"Ky akt është një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që duhet të ndalet”, deklaroi Kerry.

(Kosova Sot)