Arrestohet një 63-vjeçar i dyshuar si autor i vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit

  • 25 August 2016 - 20:14
Arrestohet një 63-vjeçar i dyshuar si autor i vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë këtë të enjte 63-vjeçarin Preng Pergjoni, i cili dyshohet se është autori i vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit.

Sipas policisë, arsyeja e vënies së zjarrit është për shkak të ripërtëritjes së kullotave me qëllim kullotjen e bagëtive që kanë në stanin e tyre në malin e Shëngjinit, i cili ndodhet në fillim ku ka qenë vatra e zjarrit.

Tashmë mbi 63 vjeçarin rëndon akuza e veprës penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, raportojnë mediat nga Shqipëria.

Ndërkohë, vetëm pas 24 orësh është vënë nën kontroll dy vatra zjarri në zonën e Shëngjinin. Forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile punuan gjatë gjithë natës dhe me ndihmën e një helikopteri situata u vu nën kontroll. Megjithatë një sipërfaqe e madhe e mbjellë me pemë është djegur dhe flakët i janë afruar edhe zonës së banuar.

(Kosova Sot)