Trevjeçari vdiq nga sindroma "vdekja e papritur"

  • 25 August 2016 - 22:01
Trevjeçari vdiq nga sindroma

Një nënë me zemër të thyer, djali trevjeçar i së cilës vdiq nga sindroma e vdekjes së papritur të fëmijëve, tregon se fjalët e fundit të të birit, para se të vdiste, ishin: "Natën e mirë! Të dua!" Jasmine Shortland thotë se tani jeton ankthin e secilit prind. Por, meqë ka edhe dy fëmijë të tjerë, ajo thotë se i duhet të përmbahet, për hatër të fëmijëve, por edhe të partnerit, Josh Westcott, 20 vjeç. Duke rikujtuar natën e kobshme kur vdiq Bryani, ajo thotë se ishin zgjuar nga një kërcitje e fortë në derën kryesore, në orën 8.15 të mëngjesit, transmeton gazeta Kosova Sot.

"Unë u rrëzova në dysheme dhe fillova të bërtisja dhe të qaja"

"Ishte njerku im, David. Ai qante, duke thënë: 'shkoi Bryani'. "Unë u rrëzova në dysheme dhe fillova të bërtisja dhe të qaja". Bryani i vogël kishte shkuar për të qëndruar disa ditë te gjyshja me vëllain e tij Austin, i cili gati ka mbushur 2 vjet. Nëna i kishte dërguar fëmijët te gjyshja e tyre, meqë mendonte se Bryan vuante nga parotiti dhe nuk donte që fëmija i saj më i vogël, Ivan, i cili ka vetëm 4 muaj, të infektohej nga kjo sëmundje. Para se të arrinin te shtëpia e gjyshes, e cila është afër aty, Brian i kishte thënë të ëmës se nuk ndihej aq mirë.

Në Britani, nga kjo sindromë, vdesin rreth 300 bebe çdo vit

Ajo i kishte thënë se e dinte dhe se do ta merrte shumë shpejt. Një natë para se të vdiste, ai i tha nënës së tij në telefon: "Natën e mirë! Të dua"! Njerku, burri i gjyshes, ishte munduar t'i jepte djalit frymëmarrje artificiale, por ishte e kotë. Ai kishte vdekur. Sindroma e vdekjes së papritur të fëmijëve nënkupton vdekjen e papritur dhe të pashpjegueshme të fëmijëve që duken se janë të shëndoshë. Në Britani nga kjo sindromë vdesin rreth 300 bebe çdo vit. Më të rrezikuar janë fëmijët që kanë lindur para kohe.

(Kosova Sot)