Pozitiviteti i kryeministrit italian: Kemi shpëtuar më shumë persona se kurrë më parë

  • 25 August 2016 - 22:08
Pozitiviteti i kryeministrit italian: Kemi shpëtuar më shumë persona se kurrë më parë

Pavarësisht numrit të madh të viktimave nga tërmetet që goditën dje qendrën e Italisë, kryeministri Matteo Renzi, shikon edhe anën pozitive.

“Ka një numër të personave të shpëtuar, që është më i larti në historinë e tërmeteve të fundit, me 215 persona. Në sajë të vullnetarëve, profesionalizmit të zjarrëfikësve aftësisë së qenit Leo (që ndihmoi në shpëtimin e një të miture), që ndihmoi ekipet e shpëtuesve”, tha sot kryeministri italian.

Deri më tani, numri i viktimave të konfirmuara është të paktën 250 persona. Mes viktimave është edhe një shqiptar, Erjon Toro, baba i tre fëmijëve.

Pavrësisht pozitivitetit të Renzit, më herët, Fabrizio Curcio, kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile është shprehur i shqetësuar, pasi bilanci i viktimave mund të jetë më i lartë se ai i tërmeteve që goditi Aquila-n në 2009-ën, ku 309 persona humbën jetën.

(Kosova Sot)