Mungesë e madhe e transparencës, për Marrëveshjen për Demarkacionin

  • 25 August 2016 - 22:21
Mungesë e madhe e transparencës, për Marrëveshjen për Demarkacionin

Punën që nuk e bëri para një viti Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, po mundohet ta bëjë tash.

Saktësisht, kur ka mbetur edhe një javë kur Kuvendi ka thirrur seancë për ratifikimin të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, ky Komision, përmes komunikatave, po mundohet t’ua dëshmojë qytetarëve dhe kundërshtuesve të Marrëveshjes që demarkacioni është në rregull.

Një gjë të tillë Qeveria e Kosovës e ka premtuar që në momentin kur është nënshkruar kjo marrëveshje. Për mos informim të duhur të qytetarëve për këtë çështje, Qeveria e Kosovës ka marrë vërejtje edhe nga zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden.

(Kosova Sot)