Molliqaj: Koalicion me LDK-në por pa Isa Mustafën

  • 25 August 2016 - 22:35
Molliqaj: Koalicion me LDK-në por pa Isa Mustafën

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një intervistë ka treguar se pse Kosovës i duhet ndryshim i pushtetit.

“Unë besoj që Kosova ka nevojë për ndryshim të pushtetit për shumë arsye, Vetëvendosje duhet të jetë gati dhe po bëhemi gati të ndërtojme front shoqëror që nuk është vetëm Vetëvendosje për të treguar se me çdo kusht duam të ndryshojmë pushtetin”.

I pyetur se më kë do bënte Lëvizja Vetëvendosje koalicion në rast që i fiton zgjedhjet, Molliqaj ka thënë se opsion është edhe LDK-ja, por jo me liderin aktual të këtij subjekti politik.

“Forcat e reja që mund të jenë në garë do të ishin të preferuat tona, opozita është pjesa e dytë e preferencës sonë”

“Nëse nuk mund t’i bëjmë për shkak numrave ose programeve, opsion mbetet edhe LDK pa Isa Mustafën”

“Mustafa e mbajmë përgjegjës për krejt çfarë ka ndodhur”.

(Kosova Sot)