Qytetet me numrin më të madh të pasanikëve në botë

  • 25 August 2016 - 23:43
Qytetet me numrin më të madh të pasanikëve në botë

Në Nju- Jork janë rreth 80 miliarderë që jetojnë në këtë qytet, duke përfshirë edhe Michael Bloomberg-un, me gjasë njujorkezin më të kamur, me një pasuri neto prej 40 miliardë dollarësh,transmeton gazeta Kosova Sot.

NJU- JORKU Nuk befason fakti që në krye të kësaj liste gjendet ky qytet. Nuk bëhet fjalë vetëm për qytetin, i cili kurrë nuk fle, por edhe për qendrën financiare të botës. Me gjasë, vendin më ikonik për të bërë para. Nju- Jorku ka gati 1 milion qytetarë të pasur, me një pasuri të përgjithshme prej rreth 3.5 trilionë dollarë. Janë rreth 80 miliarderë që jetojnë në këtë qytet, duke përfshirë edhe Michael Bloomberg-un, me gjasë njujorkezin më të kamur, me një pasuri neto prej 40 miliardë dollarësh. Këtu, thënë shkarazi, jetojnë edhe kandidatët presidencialë amerikanë, Donald Trump dhe Hillary Clinton
 
Image

HONG- KONG Hong- Kong është njëri ndër qytetet më të veçanta në Kinë, e vetë Kina ka njërën prej ekonomive më dinamike në botë, gjatë disa dekadave të fundit. Ish- kolonia britanike i është kthyer Kinës në vitin 1997. Por, koha prej më shumë se 100 vjetësh, sa ky qytet ka qëndruar nën sundimin britanik, i ka dhënë atij një veçanti, të cilën e ka edhe sot. Ai funksionon ndryshe nga pjesa tjetër e Kinës. Aktualisht, në Hong- Kong jetojnë më shumë se 60 miliarderë, me një pasuri prej më shumë se një çerek trilion dollarësh. Më i pasuri prej tyre, e i dyti për nga pasuria në Azi, është Li Ka-shing.

Image

SAN FRANCISKO Nëse ekziston ndonjë pjesë e SHBA-së që është simbol i 20 vjetëve të kaluara, atëherë ajo është pjesa e limanit të San Franciskos. Aty gjendet Lugina e Silikonit, ku jetojnë disa nga lojtarët më të mëdhenj të ekonomisë së re, si dhe kompanitë e njohura, si "Google" dhe "Apple". Kjo zonë ka edhe magnete të tjera për pasanikët, sikur psh San Hose, i cili vetë është njëri ndër qytetet më të pasura të vendit. Por, në San Francisko jetojnë më shumë se dy duzina miliarderësh, kurse rreth një çerek milioni banorësh të tjerë mund të cilësohen si pasanikë, me një pasuri të përgjithshme prej rreth 1 trilion dollarësh. 

Image

LONDRA Ndoshta kjo do të ndryshojë më pas, për shkak të Brexit-it, por edhe gjatë vitit 2016 Londra vazhdon që të mbetet njëra prej qendrave kryesore financiare në Evropë. Për këtë shkak, ajo quhet Nju-Jorku i Evropës. Edhe pas daljes së Britanisë nga BE-ja Londra pa dyshim se do të mbetet një- farë shtëpie e dytë për shumë pasanikë nga e mbarë bota. Qyteti ka gati 50 miliarderë, me një pasuri të përgjithshme prej rreth 200 miliardë dollarësh. Londinezi më i pasur është Len Blavatnik, i lindur në Rusi, ku pasuria e tij neto vlerësohet të jetë më e madhe se 15 miliardë dollarë. 

Image

Los Anxheles Los Anxhelesi është qytet i glamurit. Është qyteti i Hollivudit, qytetit të ëndrrave. Zona e metropolit të Los Anxhelesit ka një popullsi prej rreth 4 milionë njerëzish. Nga këta, më shumë se 350,000 konsiderohen të pasur, me një pasuri të përgjithshme prej 1.3 trilion dollarë. Në këtë qytet jetojnë 20 miliarderë. Edhe pse këtu jetojnë shumë aktorë, personi më i pasur i këtij qyteti nuk është nga radhët e tyre. Ai është Patrick Soon-Shiong, kirurg me prejardhje kineze. 

Image

MOSKA Kujt do t'i kishte shkuar mendja që Moska, kryeqendra e komunizmit botëror dhe e retorikës antikapitaliste, një ditë do të bëhet qendër e vërtetë botërore e miliarderëve. Pas rënies së BRSS-së u privatizua një pjesë e madhe e kompanive, me ç'rast u krijuan pasanikët, që quhen oligarkë. Qyteti tani ka rreth 5 duzina miliarderësh, me një pasuri neto prej rreth 220 miliardë dollarësh. Më i pasuri prej tyre është Leonid Mikhelson, ish- burokrat komunist, i cili kontrollon kompaninë e gazit, "Novatek". Pasuria e tij është rreth 14 miliardë dollarë.

Image

PEKINI Edhe pse Kina zyrtarisht ende mbetet vend komunist, ajo ka ndryshuar shumë dekadave të fundit. Ditët e kursimeve tani i takojnë së kaluarës Maoiste. Disi si me mrekulli, ky vend është bërë parajsë e pasanikëve. Ka disa qytete kineze që do të mund të përfshiheshin në këtë listë (tanimë e përmendëm Hong Kongun). Në Pekin jetojnë më shumë se 50 miliarderë, me një pasuri të përgjithshme prej rreth 150 miliardë dollarësh.

ImageUASHINGTON, DC Sa për kuriozitet, ky është qyteti ku kryetari i tij u zu duke pirë drogë, u burgos, e më pas përsëri u zgjodh kryetar. Edhe pse ky qytet nuk e ka reputacionin e një qyteti të pasur, ua zbulojmë një sekret. Qeveria, e përqendruar këtu, ka shumë para për të shpenzuar. Kjo krijon dhe joshë pasanikë nga zonat e tjera. Ky qytet ka rreth një çerek milioni banorësh që konsiderohen të pasur, me një pasuri të përgjithshme prej më shumë se 1 trilion dollarësh. Numri i përgjithshëm i banorëve të qytetit, pjesës së Distriktit, është rreth 700,000.

Image result for Uashington, DCPARISI Parisi konsiderohet me të drejtë kryeqyteti kulturor i botës, por ajo që nuk duhet harruar, është se edhe pasanikët e duan shumë. Përpos që ka pasanikë ardhacakë, ka edhe vendorë, sikur që është parisieni më i pasur, Liliane Bettencourt, e bija e themeluesit të kompanisë "L'Oreal", me një pasuri neto më të madhe se 35 miliardë dollarë. Përndryshe, në kryeqytetin francez jetojnë 22 miliarderë. Image result for parisSTAMBOLLI Për një kohë të gjatë, Turqia ka qenë një vend stabil, properëndimor. Ajo ka qytete me rëndësi të madhe kulturore, duke filluar nga trashëgimia kulturore e Perandorisë osmane, e deri te vetë qyteti për të cilin e kemi fjalën, i cili dikur quhej Kostandinopojë dhe ishte margaritari i Perandorisë bizantine. Në Stamboll aktualisht jetojnë më shumë se dy duzina miliarderësh. Më i pasuri prej tyre është Murat Ulker, i cili udhëheqë kompaninë më të madhe ushqimore në vend, me një pasuri neto prej rreth 3 miliardë dollarësh.Image result for stamboll

(Kosova Sot)