Kim Jong-un thotë se raketat e Koresë së Veriut mund të mbërrijnë në Amerikë

  • 26 August 2016 - 00:02
Kim Jong-un thotë se raketat e Koresë së Veriut mund të mbërrijnë në Amerikë

Koreja e Veriut vijon të mos ndalet në misionin e saj të testimit të raketave bërthamore, edhe pse është paralajmëruar disa herë nga ndërkombëtarët se duhet të ndalojë prodhimin e tyre.

Lideri Kim Jong Un e cilësoi si një sukses të madh dhe fitore rezultatin e testimit të një rakete balistike. 

Televizioni shtetëror korean ka shfaqur imazhe, ku lideri duket qartazi i kënaqur për provën e kaluar me sukses. Por jo vetëm Kim shfaqet i buzëqeshur, por  edhe aleatët e tij. Kim e renditi vendin në “rangun e pare” të fuqive ushtarake bërthamore.

Televizioni shtetëror raportoi se raketat e vendit mund të mbërrijnë Shtetet e Bashkuara. 

Por atë që lideri i Koresë së Veriut e cilëson si sukses, të tjerë vende e dënojnë. Raportet tregojnë se një tjetër raketë e nisur nga brigjet lindore të vendit ka udhëtuar rreth 500 km në drejtim të Japonisë.

Tokio pretendon se raketa ka arritur në zonën e saj ajrore dhe ka kërkuar mbrojtje për këtë cenim. Raketa vjen në një kohë kur forcat ushtarake të Koresë së Veriut po kryejnë stërvitjen vjetore së bashku me 25.000 trupa amerikane, pjesa më e madhe e të cilave tashmë janë stacionuar në Kore.

“Qëllimi i tyre është rritja e gatishmërisë se Aleancës, për të mbrojtur rajonin dhe për të ruajtur stabilitetin”, thuhet në deklaratë.

Një zyrtar i Pentagonit tha për CNN parë këtë muaj se testimi i raketave me rreze të gjatë nga Koreja e Veriut nuk është më një kërcënim teorik, por më shumë se real.

(Kosova Sot)