Në bregdetin shqiptar sot deri 33 gradë Celsius

  • 26 August 2016 - 09:36
Në bregdetin shqiptar sot deri 33 gradë Celsius

Gjatë ditës së sotme në Shqipëri do të ketë mot të kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare.

Sipas meteorologëve, priten reshje shiu të izoluara mbi zona malore.

Era do të jetë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-15m/sek.

Në vendet bregdetare temperaturat do të lëvizin mes 19 e 33 gradë Celsius, ndërsa në vendet e ulëta nga 17 në 35 gradë Celsius.

(Kosova Sot)