Parashikimi i motit për ditën e sotme

  • 26 August 2016 - 10:02
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në parashikimin javor të motit, ka bërë të ditur se sot pritet të ketë mot me diell.

Sipas IHMK-së vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Në viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 13m/s.

(Kosova Sot)