Aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për ryshfet e ushtrim ndikimi

  • 26 August 2016 - 10:50
Aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për ryshfet e ushtrim ndikimi

Një prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur sot një aktakuzë kundër tre (3) të pandehurve.

Një nga të pandehurit është një punëtor i Gjykatës Supreme dhe akuzohet për veprën penale të Marrjes së ryshfetit (neni 428, paragrafi 2, i Kodit Penal të Kosovës) dhe atë të Ushtrimit të ndikimit (neni 431, paragrafi 1, i Kodit Penal të Kosovës), transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Të pandehurit e tjerë akuzohen për Dhënie të ryshfetit (neni 429, paragrafi 2, i Kodit Penal të Kosovës) dhe Ushtrim të ndikimit (neni 431, paragrafi 2, i Kodit Penal të Kosovës).

Aktakuzën e ka ngritur një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas një hetimi kompleks të kryer nga Prokuroria e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it, bën të ditur Prokuroria. 

(Kosova Sot)