Arrestohet në aeroport i ekstraduari nga Gjermania

  • 26 August 2016 - 10:54
Arrestohet në aeroport i ekstraduari nga Gjermania

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pasdite ka arrestuar një person pas ekstradimit nga Gjermania, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

 I arrestuari me vendim të Gjykatës Themelore Pejë dega Klinë është dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot)