Pallaska: A është zgjidhje kur opsionet e vetme janë të zgjedhësh mes kriminelëve dhe revolucionarëve adoleshentë

  • 26 August 2016 - 11:09
Pallaska: A është zgjidhje kur opsionet e vetme janë të zgjedhësh mes kriminelëve dhe revolucionarëve adoleshentë

Juristi Dastid Pallaska ka shkruar se pas gjendjes së krijuar në Kosovë a është zgjidhja e vetme kur opsionet janë të zgjedhës mes kriminelëve analfabet dhe revolucionarëve adoleshentë. Sipas tij, kjo nuk mund të jetë as zgjedhje e as zgjidhje.

“A është zgjidhje kur opsionet e vetme janë të zgjedhësh ndërmjet kriminelëve analfabet dhe revolucionarëve adoleshentë?”, ka pyetur Pallaska.

Frymëzimin për këtë pyetje Pallaska ka thënë e ka marr pas publikimit të përgjigjeve telefonike të ish-Shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovcit – biseda që dëshmojnë fuqinë e Grabovcit dhe deklaratës së Molliqajt se nëse Vetëvendosje e merr pushtetin, do t'i tërheqë njerëzit zvarrë rrugëve të Prishtinës.

“A është zgjidhje kur opsionet e vetme janë të zgjedhësh ndërmjet kriminelëve analfabet dhe revolucionarëve adoleshentë?

Kjo pyetje është frymëzuar nga "kontributi" i Adem Grabovcit për uljen e papunësisë brenda anëtarësisë së PDK-së dhe intervista e mbrëmshme e Dardan Molliqajt në të cilën tha se Vetëvendosja do të vendos "drejtësinë" në sheshe dhe me komisarë politik të përzgjedhur nga anëtarësia e vet në diasporë.

Kjo nuk mund të jetë as zgjedhje e as zgjidhje.

Kjo është rënie e lirë”, ka shkruar avokati Pallaska në profilin e tij në Facebook.

(Kosova Sot)