LHK “Ali Hadri” në Deçan-deputetëve: Mos e votoni demarkacionin

  • 26 August 2016 - 11:13
LHK “Ali Hadri” në Deçan-deputetëve: Mos e votoni demarkacionin

Lidhja e Historianëve të Kosovës, Ali Hadri”, dega në Deçan, përmes një komunikate për media, edhe njëherë ka ngritur zërin kundër Marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë atë marrëveshje në formën aktuale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Komunikata e plotë e LHK “Ali Hadri” të Deçanit:

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, në takim me të gjitha strukturat e saja, e ka vlerësuar edhe njëherë Marrëveshjen për demarkacionin në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar se puna dhe angazhimi i Komisionit Shtetëror, i kryesuar nga Murat Meha, nuk e ka kryer me sukses të plotë punën e tije, sepse komisioni ka shkelur mbi të drejtën historike dhe politike të shqiptarëve të Kosovës, ngase e ka lëvizur për kilometra të tëra vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan vlerëson se vendosja e kufirit nga ana e Komisionit Shtetëror të kryesuar nga Murat Meha, është shkelje e rendë e Kushtetutë se Republikës se Kosovës, ngase nuk është respektuar vija kufitare e vitit 1974.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan u benë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës që të mos e votojnë Marrëveshjen për demarkacion në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi. Deputetët le të tejkalojnë interesat e tyre politike dhe të dëgjojnë thirrjet e popullit për të mos e miratuar një marrëveshje e cila do të jetë e dëmshme për qytetarët e Kosovës.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan vlerëson se historia nuk do të jetë e mëshirshme me të gjithë ata deputetë të Kuvendit të Republikës se Kosovës, të cilët do të votojnë për faljen e tokave Malit të Zi, dhe se emrat e tyre turpshëm do të hynë si tradhtarë të kombit në analet e historisë se popullit shqiptar. Ne, vlerësojmë se nuk kemi toke për të i falur askujt e aq me pak Malit të Zi, përfundon komunikata. 

(Kosova Sot)