Arrestohet personi që vuri tritolin tek autobusi në Tiranë

  • 26 August 2016 - 11:22
Arrestohet personi që vuri tritolin tek autobusi në Tiranë

Personi që i vuri eksploziv një autobusi në Tiranë është identifikuar dhe arrestuar sot nga Komisariati Nr.4 Tiranë: Ai quhet Erion Duçka,  28  vjeç, banues në Tiranë.

Duçka ishte me biçikletë mesnatën e së enjtes, duke gdhirë e premtja, rreth orës 3:40 në rrugën “Gjolek Kokona”. pasi e ka vënë eksplozivin, ai është larguar menjëherë, por patrulla e policisë e ka parë dhe ka tentuar ta ndalojë.

Duçka i ka kundërshtuar me dhunë dhe u arrestua. Nga veprimet hetimore rezultoi se ai është i dyshuari i shkatërrimit të pronës me eksploziv më datë 25.08.2016 në rrugën “Arben Minga” , personi që i vendosi lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K. R.

Policia njoftoi se “shtetasi Erion Duçka dyshohet se menjehëre pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një bicikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrulles të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për t’u larguar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Kundërshtim me dhune i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim prone me eksploziv”. 

(Kosova Sot)