Ushtronte dhunë ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet kryefamiljari

  • 26 August 2016 - 11:48
Ushtronte dhunë ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet kryefamiljari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij.

Siç raporton PK-ja, përcjell gazeta Kosova Sot Online, viktimave u është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)