Vatrat e zjarrit në Shëngjin vihen nën kontroll, rreziku mbetet

  • 26 August 2016 - 12:51
Vatrat e zjarrit në Shëngjin vihen nën kontroll, rreziku mbetet

Rreziku i zjarrit vazhdon të jetë prezent në zonën në afërsi të portit të Shëngjinit dhe tek “Rana e Hedhun”.

Edhe pse situata u normalizua rreth mbrëmjes të së enjtes, vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish gjatë natës, por ato janë nën kontroll, pohojnë autoritetet lokale.

Mediat raportojnë se rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së premte zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë u angazhuan maksimalisht për lokalizimin e vatrave të zjarrit.

Krahas 200 efektivëve të ushtrisë dje u angazhuan dhe dy helikopterë për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e tij drejt qendrave te banuara.  

(Kosova Sot0