Familjes shqiptare me dy të sëmurë, i refuzohet azili në Gjermani

  • 26 August 2016 - 13:02
Familjes shqiptare me dy të sëmurë, i refuzohet azili në Gjermani

Qarqet ndihmëse kanë luftuar dhe shpresat deri të martën në mbrëmje, por kot. Familja pesë-antarëshe shqiptare Lleshi janë deportuar. Ky është një rast social, pasi babai dhe djali tre-vjeçar i familjes vuajnë nga një sëmundje e trashëguar e veshkave.

Hannelore Miller dhe Brigitte Bottger kujdesen për refugjatët. Ata ishin shumë të shqetësuar. “Ne kishim pritur deportimin, por jo për një periudhë kaq të shpejt. Si vetëtima”, thonë ata për familjen shqiptare.

Ata organizuan vizita mjekësore për babë e bir, duke marrë edhe certifikatat mjekësore dhe kanë angazhuar një avokat kundër vendimit që të mos marrin azil. Më pastaj erdhi vendimi përfundimtar. Familja shqiptare kishte ardhur në Gjermani në vitin 2014, kur Shqipëria nuk ishte një vend shumë i sigurt. “Zhgënjimi ynë është i madh”, thotë Brigitte Boettger.shkruan albinfo.ch.

Një zyrtar i Policisë Federale i tha familjes Lleshi se duhet të largoheshin menjëherë. “Familja ishte shumë e trishtuar dhe e mërzitur. Fëmijët qanin”, tregon Boettger.

Gjermania dhe ky rajon nuk po iu jep azil atyre që kërkojnë dhe tashmë është kjo një politikë gjermane. Pa marra parasysh kërkesat e azilkërkuesve, ato po refuzohen. Disa largohen pa u njoftuar. Disa largohen në mënyrë vullnetare e disa me urdhër të prerë. Kjo familje shqiptare nuk e kishte fatin të përfitonte atë që e kërkonte edhe pse dy nga pesë familjarët ishin të sëmurë.

(Kosova Sot)