Qorolli: Demarkacioni u bë gabim, ndërroni metodologjinë urgjentisht!

  • 26 August 2016 - 13:29
Qorolli: Demarkacioni u bë gabim, ndërroni metodologjinë urgjentisht!

Demarkacioni me Malin e Zi ka aktivizuar edhe njohësit e së drejtës ndërkombëtare. Njëri prej tyre i cili ka reaguar këtij procesi është Vigan Qorolli. Ai në një shënim në Facebok ka theksuar se Demarkacioni është gabim dhe urgjentisht duhet të ndërrohet metoda e shënjimit të kufirit me Malin e Zi

Shënimi i plotë:

Edhe zyrtarisht po vertetohet qe me demarkacionin e ri – Mali i Zi po fiton territor, domethene po “rritet”. Kosova po mbetet e njejta.

Kete fakt, para disa muajsh ne seminarin e Fakultetit Juridik ne UP – e kam quajtur qe palet e kane vendosur “karrocen para kalit”. Sepse duke mos e bere delimitimin, para demarkacionit – Kosova ka lejuar qe MZ te rritet – ne vend se te dyja shtetet te rriten. Nuk ka pasur asnjehere dhe nuk ka ‘terra nulius’ por, prona pa titullare juridik: as private, shteterore, apo publike. Prandaj, MZ ne afersisht 42 km2 – po zgjerohet.

Urgjentisht duhet te ndryshohet metodologjia dhe te respektohet ligji nderkombetar, mbi bazen e parimeve me te njohura te tij per kufijte si, efektiviteti dhe rregulli zakonor ‘uti possidetis juris’ – derisa palet te rinegociojne per kufije te ri.

(Kosova Sot)