Publikohet programi i aktiviteteve për shenjtërimin e Nënës Terezë

  • 26 August 2016 - 14:19
Publikohet programi i aktiviteteve për shenjtërimin e Nënës Terezë

Kisha Katolike në Shqipëri me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan me 4 shtator, shpalli pogramin e aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e kësaj ngjarje në Shqipëri, Kosovë dhe Itali, bën të ditur zyra e shtypit e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.

Ky komunikim bëhet sot, në ditën e lindjes së Nënë Terezës.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqe, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e lume nga Papa Shën Gjon Pali II.

Më poshtë bëhet publik dhe programi i 4 shtatorit, që përfshin takimet e shumta dhe ngjarjet që do të shoqërojnë kanonizimin e Nënë Terezës së Kalkutës.

Programi i aktiviteteve në Shqipëri:

– 10 Shtator 2016, ora 10.00, në Katedralen e Sapës (Laç, Vau i Dejës),

Meshë falënderimi në nivel kombëtar.

– 11 Shtator 2016, Meshë Falënderimi në çdo famulli.

Programi në Kosovë:

– 10 Shtator 2016, Meshë falënderimi në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

– 11 Shtator 2016, Meshë Falënderimi nëpër famullitë e Kosovës.

– 1 shtator

Programi i aktiviteteve në Romë (Itali)

1 SHTATOR

“Ekspozita e jetës, e përshpirtërisë dhe mesazhi i Nënë Terezës”, pranë “Universitetit Lumsa”, në Complesso Giubileo, përgjatë Via di Porta Catello. (Do të qëndrojë e hapur deri me datë 7 shtator 2016). Në ekspozitë hyrja është falas.

– Ora 16 deri më 20.30, Festa e Familjes së Misionareve të Dashurisë dhe e të varfërve me pjesëmarrjen e tyre në Auditorium Santa Cecilia, në Via della Conciliazione.

Pas një ceremonie të mirëseardhjes, do të shpaloset një demostrim muzikor kushtuar Shenjtëreshës së re, nga Michele Paulicelli dhe grupi i tij.

2 SHTATOR

Në mëngjes Meshë në gjuhë të ndryshme në Bazilikën e Sant’Anastasia al Palatino.

Ora 09.00 Mesha në anglisht;

Ora 10.30 Kremtim në spanjisht i udhëhequr nga Mons. Emilio Carlos Berlie;

Ora 12.00 Kremtim në italisht i udhëhequr nga kardinal Angelo Comastri, vikar i përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për Shtetin e Qytetit të Vatikanit.

Në përfundim të secilës meshë do të mundësohet nderimi i relikeve të së Lumturuarës Terezë të Kalkutës e gjithashtu do të jepet edhe mundësia që pjesëmarrësit t’i afrohen Sakramentit të Rrëfimit.

Në pasdite –shtegtarët lirisht mund të kalojnë portat e shenjta apo të vizitojnë Ekspozitën e Nënë Terezës.

Gjatë mbrëmjes, duke filluar nga ora 20.30, shtegtarët do të marrin pjesë në Vigjiljen e Lutjes me Adhurimin Solemn në bazilikën e San Giovanni in Laterano, udhëhequr nga Vikari i Romës kardinali Agostino Vallini e të animuar me muzikë nga Kori dioqezan i drejtuar nga Mons. Marco Frisina.

Gjatë zhvillimit të Vigjiljes së Lutjes, tema e së cilës është “Duke rrezatuar Dritën e Krishtit: Një thirrje drejt Shenjtërimit”, qëllimet e lutjes do t’u drejtohen shenjtërimit të familjeve, të rregulltarëve e veçanërisht të meshtarëve, mbarështuesve të mëshirës. Veç të tjerave, përgjatë Adhurimit do të jetë e mundur, që në gjuhë të ndryshme, pjesëmarrësit t’i afrohen Sakramentit të Rrëfimit.

3 SHTATOR

Ora 10.00 në Sheshin e Shën Pjetrit

Vigjilja e Kanonizimit – Papa Françesku do shprehet nëpërmjet katekizmit.

Ora 17.00 Lutje dhe meditim, shoqëruar me art e muzikë.

Një “Orator” i së Lumturës Terezë e Kalkutës, të titulluar Mother, kompozuar nga Marcello Bronzetti il Fedeleamato, me korin e orkestrën Fideles et Amati, në bazilikën e Sant’Andrea della Valle.

Ora 19.00 Ngjarja do të kulmojë me nderimin e relikeve të së Lumturës Nënë Terezë si dhe kremtimin e Meshës së Shenjtë.

Ora 19.30 Basilika e Shën Palit, Sheshi i Shën Palit

Koncerti i Himnit të Nënë Terezës

Yjet mbarëshqiptare me famë botërore Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketa e shumë emra të tjerë të njohur zbresin në Vatikan në Vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës.

4 SHTATOR

Ora 10.00 në Sheshin e Shën Pjetrit

Liturgjia Eukaristike Solemne dhe Riti i Kanonizimit, të kremtuar nga Papa Françesku çka do të pasohet nga Engjëlli i Zotit i orës 12.00.

5 SHTATOR

Ora 10.00 në Sheshin e Shën Pjetrit

Mesha e falënderimit për festën e parë të Shën Terezës së Kalkutës, do të udhëhiqet nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit.

Ora 16 – 18.30

Nderimi i relikeve në bazilikën e San Giovannit në Laterano.

Gjithashtu nderimi do të vazhdojë edhe më 6 shtator, nga ora 07.00 deri në 18.30.

7 e 8 SHTATOR

Ora 09.00 – 18.00

Zhvendosja e Relikeve të themelueses së Misionareve të Dashurisënë Kishën e San Gregorio Magno, dhe çaste nderimi nga ana e besimtarëve.

Gjatë këtyre ditëve ora 8.30-11.30 si dhe 16.30-19.00,

njerëzit gjithashtu do të kenë mundësinë e vizitës së dhomës së Nënë Terezës në kuvendin e San Gregor-it.

19 SHTATOR

Ekspozitë mbi Figurën e Shenjtëreshës shqiptare në Mitingun e Riminit 2016.

25 SHTATOR

Takimit përmbyllës i së enjtes.

(Kosova Sot)