Italia nesër në zi, varrosen 49 viktima

  • 26 August 2016 - 14:50
Italia nesër në zi, varrosen 49 viktima

Qeveria e Italisë e ka shpallur ditën e shtunë, 27 gushtin, ditë zie kombëtare. Flamuri trengjyrësh i shtetit italian do të jetë në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat e institucioneve publike në vend.

Gjatë ditës së nesërme, do të zhvillohet edhe varrimi zyrtar për 49 viktima të tërmetit në komunën e Arkuata Del Trontos. 

Ceremonia zyrtare e varrimit pritet të zhvillohet në orën 10:30 minuta në Askoli Piceno. Aty pritet të marrin pjesë presidenti i Italisë, Serxhio Matarela dhe kryeministri Mateo Renzi.

(Kosova Sot)