Muharremaj: Licenca në Kosovë marrin vetëm ato kompani që janë të kapura nga partia në pushtet

  • 26 August 2016 - 15:11
Muharremaj: Licenca në Kosovë marrin vetëm ato kompani që janë të kapura nga partia në pushtet

Deputeti opozitar, Bali Muharremaj (AAK), tha se një ndër qëllimet themelore të licencimit të operatorëve ekonomikë në të gjithë lëmenjtë e ekonomisë dhe më gjerë, përfshirë këtu edhe fushën e homologimit, është rregullimi i tregut dhe luftimi i monopoleve.

"Në Kosovë, fatkeqësisht, është duke ndodhur e kundërta. Licencimi i operatorëve ekonomikë është politizuar e bllokuar skajshmërish. Kështu licenca në Kosovë marrin vetëm ato kompani që janë të kapura nga partia në pushtet, ndërsa të tjerat sorollaten dhe pas shantazhimeve të gjithanshme ato refuzohen", tha Muharremaj në një prononcim  për Gazetën Kosova Sot

Ai tha se kjo jo vetëm që po ndikon negativisht në rregullimin e tregut, por po e shkatërron edhe klimën e bërjes së biznesit dhe në të njëjtën kohë po i largon investitorët e huaj dhe vendorë nga vendi ynë.

(Kosova Sot)