Bilall Sherifi: Deputetët që votojnë kundër demarkacionit, janë në anën e duhur

  • 26 August 2016 - 18:02
Bilall Sherifi: Deputetët që votojnë kundër demarkacionit, janë në anën e duhur

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj dekkaratës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili sot kishte deklaruar se ata që nuk e votojnë Demarkacionin me Malin e Zi, do të mbajnë përgjegjësi historike.

Sipas Sherifit, pikërisht deputetët që votojnë kundër, janë në anën e duhur të histories.

Shënimi i plotë:

E saktë. Të gjithë deputetët atë ditë do të jenë para përgjegjësisë historike. Veç se për dallim nga ata që do të votojnë për marrëveshjen që e ka nënshkruar ky, deputetët që do të votojnë kundër këtij versioni do të jenë në anën e duhur të historisë!

(Kosova Sot)