Arrestohen dy aktivistë të VV-së në Mitrovicë, njërit prej tyre i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve

  • 26 August 2016 - 18:16
Arrestohen dy aktivistë të VV-së në Mitrovicë, njërit prej tyre i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka arrestuar sot rreth orës 12:30 dy persona të dyshuar për ’Asgjësim, dëmtim i pasurisë’, ndaj një automjeti zyrtar të Policisë së Kosovës.

“Policia menjëherë ka arritur ti identifikoj dhe arrestoj të dyshuarit I.F., 24 vjeçar dhe R.F., 22 vjeçar, në lidhje me veprën në fjalë.

Të arrestuarit kanë qenë pjesëmarrës të protestës së sotme të organizuar nga ,,Lëvizja Vetëvendosje’’ në Mitrovicë, ku pas shpërndarjes së protestueseve, të dyshuarit në fjalë, janë vërejtur nga policia duke dëmtuar automjetin zyrtar”, thuhet në njoftimin për media.

Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, të dyshuarit I.F., 24 vjeçar, i cili edhe e ka pranuar veprën, ju ka caktuar masa e ndalimit për 48 ore. Ndaj tij është iniciuar vepër penale ‘Asgjësim, dëmtim i pasurisë’.

(Kosova Sot)