Pas konsumimit të tepërt të alkoolit, në vend se të blejë biletën ai bleu autobusin në vlerë 30 mijë funte (Foto)

  • 26 August 2016 - 18:29
Pas konsumimit të tepërt të alkoolit, në vend se të blejë biletën ai bleu autobusin në vlerë 30 mijë funte (Foto)

DJ britanik David Little, do ta mbajë mend përgjithmonë kohën që e kishte kaluar në Ibiza, dhe vendimin për t’u kthyer në shtëpi me autobus.

Por në vend se të paguante biletën për udhëtimin me autobus, ai nën ndikim të alkoolit përmes një bisede të shkurtër telefonike ka blerë autobusin i cili kap shumën e 30 mijë funteve.

(Kosova Sot)

1

 

Por kur u zgjua në mëngjes dhe u kthjell e kuptoi se çfarë kishte bërë, dhe kështu është ankuar tek miqtë dhe fansat e tij në Facebook, kurse statusi i tij brenda pak minutave është bërë viral në internet.

“Ende nuk po mund të besojë çfarë kam bërë mbrëmë në Ibiza. Kam qenë mbrëmë në një aheng dhe më duhet të pranojë se jam kënaqur, por kjo më ka kushtuar shtrenjtë. Në momentin që jam larguar nga klubi i natës, kam nxjerrë nga xhepi telefonin mobil dhe aty e kuptova se kam blerë një autobus në vlerë prej 30 mijë funte. Oh Zoti im! Nuk mund të besoj se kjo ka ndodhur. Ibiza më ka shkatërruar jetën! P.S. A dëshiron dikush të blejë një autobus nga unë?”, ka shkruar DJ britanik, i cili ende nuk e ka të qartë se si ka ndodhur kjo. 

2